Shkollat profesionale/ Shtohen nxënësit që kërkojnë të marrin profesion në shkolla

13/05/2024 12:24

Të rinjtë fierakë janë orientuar drejt profesioneve më të kërkuara në treg.

Shkolla “Petro Sota” përfaqëson sot në këtë qytet modelin më të mirë të marrjes së dijeve për profesionet më të kërkuara në tregun e punës.

Drejtoresha Arta Leka është shprehur se ka një frekuentim të nxënësve në shkollë që kanë zgjedhur disa drejtime profesionesh dhe kjo pasqyrohet edhe në numrin e lartë të nxënësve.

Sot në këtë shkollë studiojnë 640 nxënës të cilët frekuentojnë marrjen e dijeve në disa drejtime si TIK, Mekanik, Shërbim, Mjete të Transportit, Elektroteknik (elktrik dhe elektroteknik e integruar) Termohidraulik, Kërkim Shpim dhe Shfrytëzim të naftës, ujit dhe gazit)”, tha Arta Leka , drejtoreshë e shkollës profesionale “Petro Sota”.

Janë të shumtë nxënësit që kanë zgjedhur këtë shkollë pasi gjejnë aty pasionin dijet dhe një profesion qe i përgjigjet kërkesave të tregut.

Sipas gjurmimit që bën vetë shkolla 30 % e nxënësve që marrin dije dhe profesione në këtë shkollë arrijnë pas maturës shtetërore të vijojnë studimet e larta, ndërkohë që pjesa tjetër, e ka të sigurt rekrutimin në tregun e punës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA