Kush e nxori regjistrimin mes të besuarve të Trump dhe Putin? Zyrtari i Kremlinit dyshon te Whatsapp: Ka disa biseda që mund të…
Të paktën 41 njerëz janë vrarë në ishullin indonezian Sumatra ku reshjet masive kanë shkaktuar përmbytje dhe vërshime të hirit të ftohtë të vullkanit Marapi, duke mbjellë shkatërrim në fshatrat e varfra.
Shirat e fundjavës kanë marrë përpara copa të shkëmbi vullkanik duke shkatërruar me to shtëpitë e vendbanimeve më poshtë, ndërsa lumi i zonës doli nga shtrati duke përmbytur rrugët.
Viktimat ishin përfshirë nga përmbytja e rrugëve, shtëpive e xhamive, ne fatkeqësinë që shkatërroi rreth 200 ndërtesa.
Numri viktimave pritet të rritet teksa 17 njerëz raportohen të humbur, njoftonin autoritetet.
Zyrtar i emergjencave Ilham Wahab, tha se përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë ashtu si dhe kërkimet mes rrënojave të baltës e hirit vullkanik.
Zyrtarët lokalë kanë ngritur qendra emergjence në disa pika si Agam e Tanah Datar.
Në pamje të publikuara nga grupet e shpëtimit shiheshin rrugë të transformuara në lumenj balte, copa shkëmbore dhe pemë të çrrënjosura.
Katastrofa e fundjavës vjen pasi një shpërthim vullkanik i malit Marapi në fund të vitit që shkoi shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrethinat e banuara, shkruan rrjeti Daily Mail.
Top Channel