Momenti kur qentë sulmojnë turistët në Vlorë! Rreziku nga kafshët endacake në zonën e Lungomares

13/05/2024 15:31

Një video, ku qentë endacakë në Vlorë sulmojnë një turiste të huaj në shëtitoren bregdetare, ka bërë xhiron e rrjetit.

Raste si ky nuk janë të rralla. Top Channel mëson se deri në 3 persona në ditë kërkojnë ndihmë në spitalin e Vlorës nga kafshimi i qenve. Edhe vetë grupi i xhirimit që po përgatiste këtë kronikë për pak u sulmua nga këta qen.

Shpesh turistët vënë veten në rrezik duke ndaluar për t’i fotografuar qentë duke menduar se janë të sterilizuar dhe jo agresivë.

Bashkia e Vlorës  parashikon 250 milion lekë a për trajtimin dhe sistemimin e qenve endacakë.

“Jemi në dijeni për këtë situatë, dhe jemi duke bashkëpunuar me një shoqatë animaliste për kapjen sterilizimin, sterilizimin e kafshëve dhe vendosjen e matrikullimit. Ndërkohë, rastet agresive do të trajtohen dhe do mbahen të mbyllur në një strehë”, shprehet Ardi Peçuli, përgjegjës i veterinarisë, në Bashkinë Vlorë.

Veterinerët e bashkisë së Vlorës kërkojnë që të bëhet një strehë për të gjithë qentë endacakë. Shqetësim mbetet edhe sjella nga qytete të tjera të qenve endacakë në Vlorë.

Top Channel