Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së efektivit/ Policia në ndjekje të tij, dyshohet se braktisi makinën me të cilën u largua

13/05/2024 14:39

Autori i dyshuar i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia është Azgan Mernica.

Sipas korrespodentit të Top Channel në Fier, Neritan Trifoni, Forca të shmta policie janë venë në ndjekje të  autorit, i cili dyshohet se ka braktisur makinën tip “Audi” me të cilën u largua.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit. rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special “RENEA”, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA