Ministria e Ekonomisë njoftoi se do të importojë mbi 40 mijë punëtorë, ndërkohë që biznesi vendas është dorëzuar përballë mungesës së fuqisë punëtore.
Punëtorët e huaj nuk do të vijnë nga vende që e kanë shfrytëzuar Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në Europë, si Bangladeshi, Sri Lanka apo Nepali. Ata thuhet se do të mbërrijnë nga Filipinet.
“Në vitet 90 ne kërkonim të ishim si gjithë Europa, sot shqiptarët e kanë gjetur Europën, por jashtë Shqipërisë dhe Shqipëria është jashtë Europës, ka ngelur në klasë për 34 vjet, për shkak të kësaj klase politike. Ky mesash që morëm sot nga qeveria jonë tingëllon si një zëvendësim i popullsisë anonime. Ne kërkojmë të zëvendësojmë fëmijët e shqiptarëve me njerëz anonimë. Ne kërkojmë të zëvendësojmë njerëz me të drejta të plota në këtë vend për t’u punësuar, ankuar, kërkuar të drejtat e tyre, me njerëz anonimë, që nuk do të kenë të drejta në këtë vend. Ne kërkojmë të zëvendësojmë elitat, njerëzit e shkolluar, me njerëz që do të jenë skllevërit modernë. Ajo që duhej të bënim sot është të synonim rikthimin e diasporës në vend. Janë 10 milionë shqiptarë jashtë Shqiptarisë të cilët presin të marrin ftesën nga Shqipëria”, tha Rigels Xhemollari nga Qëndresa Qytetare.
Top Channel