Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka vjedhur një sasi parash dhe sende personale nga një automjet i dy turistëve italianë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, ku 39-vjeçari E.M kishte thyer xhamin e automjeti të parkuar dhe kishte vjedhur një çantë me sende personale dhe një shumë parash.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E. M., në momentin e ndalimit nga Policia, dhe kontrollit në banesën e tij, policia i gjeti dhe sekuestroi veshje dhe mjete të cilat dyshohet se ai i përdorte për kryerjen e vjedhjeve, si dhe një aparat neuroparalizues (elektroshok).
Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi L. M., 63 vjeç, babai i shtetasit E. M., pasi të dy së bashku, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe i kanë penguar ata në kryerjen e detyrës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel