Ndryshime në qeverinë ruse/ Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu

12/05/2024 22:23

Presidenti rus Vladimir Putin do të zëvendësojë aleatin e tij të vjetër Sergei Shoigu si ministër i Mbrojtjes, ka njoftuar Kremlini.

68-vjeçari ka qenë në këtë rol që nga viti 2012 dhe do të emërohet kreu i Këshillit të Sigurimit të Rusisë. Gazetat e publikuara nga dhoma e sipërme e parlamentit rus thanë se zoti Shoigu do të zëvendësohet nga zëvendëskryeministri Andrei Belousov.

Shoigu ka luajtur një rol kyç në luftën e Rusisë me Ukrainën.

Dokumentet e qeverisë ruse tregojnë se Putin dëshiron që Shoigu të marrë detyrën nga Nikolai Patrushev në këshillin e sigurisë.

Si ministër i mbrojtjes, z. Shoigu u përfshi në një sherr publik me shefin mercenar të Wagner, Yevgeny Prigozhin në vitin 2023, mbi sjelljen e Rusisë në luftën në Ukrainë.

Prigozhin, i cili udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër kundër Moskës, e akuzoi Shoigu se ishte një “klloun i moshuar” në mesazhet audio që u bënë virale.

Shefi mercenar vdiq në një aksident avioni ndërsa fluturonte nga Shën Petersburg në Moskë në gusht 2023 – Kremlini mohoi se ishte fajtor.

Zëvendësimi i sugjeruar i z.Belorusuv është një ekonomist me pak eksperiencë në ushtri dhe vjen si surprizë për shumë.

Por zëdhënësi i shtypit i Kremlinit Dmitry Peskov tha se emërimi i propozuar i një civili tregon se roli i ministrit të mbrojtjes kërkon “risi”.

Putin u betua si president për herë të pestë të martën, pasi fitoi zgjedhjet e fundit në Rusi me 87% të votave dhe pa u përballur me ndonjë kundërshtar të besueshëm. Ai ka drejtuar Rusinë që nga maji 2000.

Midis anëtarëve të kabinetit që do të ruajnë postet e tyre është ministri i jashtëm veteran Sergei Lavrov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA