Goditje masive ndaj emigrantëve, Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026 21/12 17:19
Një grup mbështetësish të Partisë Demokratike janë mbledhur para stadiumit “Galtasi” në Athinë, ndërsa kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.
Sipas medias greke, rreth 30 militantë të PD filluan të protestonin kundër Ramës, teksa mbanin në duar parulla dhe flamuj të PD.
Gjithashtu jashtë stadiumit ndodhi një incident i vogël mes të pranishmëve, ku disa thanë se Rama po provokon homologun e tij grek, Mitsotakis, ndërsa disa të tjerë janë shprehur me fjalët: “Mos i vini zjarrin dy popujve”.
Top Channel