“Rithemelimi”, si ekstremistët grekë/ Mbështetësit e Berishës bëjnë thirrje për protesta kundër Ramës në Athinë

11/05/2024 14:31

Forcat e sigurisë që do të jenë të angazhuara në takimin e kryeministrit Rama me emigrantët në Athinë duhet të marrin parasysh reagimet kundër, jo vetëm të zërave ekstremistë në Greqi por edhe të mbështetësve të rithemelimit.

Mbështetësit e Berishës dolën sot në një zë me forcat e djathta greke. Në emër të rithemelimit Idrit Hoxha sekretar për diasporën e quajti turin e takimeve të Ramës një tur turpi.

“Në emër të Partisë Demokratike i ftoj shqiptarët në Athinë, Romë, Milano, Dyseldorf e kudo tjetër, në një detyrë patriotike: ta presin me protesta, të reagojnë si qytetarë të lirë të vendeve të lira, t’i kërkojnë llogari për vjedhjet e shfrenuara të tij, të ministrave dhe kryebashkiakëve që sjell me vete”.

Reagimi i Rithemelimit vjen një ditë para mitingut që do të mbahet në Athinë dhe në një zë me shqetësimin grek që është kundër këtij takimi. Por ndërsa në Athinë zyrtarisht u tha se Rama është në të drejtën e tij të bëjë një takim, autoritetet atje po punojnë për të garantuar sigurinë. Ndërsa në Tiranë, rithemelimi deklarohet kundër dhe bën thirrje për protesta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA