Organizonin lojëra fati në tre lokale në Fier, nis hetimi për 2 pronarë dhe një kamarier! Shpallet në kërkim një person tjetër
11/05/2024 16:26
Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Fierit për organizimin e lojërave të fatit në 3 lokale.
Dy prej personave ndaj të cilëve ka nisur hetimi, janë pronarë të dy prej lokalëve ndërsa një tjetër kamarier. Konkretisht po procedohen në gjendje të lirë, L.G, 43 vjeç, pronar i njërit prej lokaleve, Xh.V, 30 vjeç pronar i lokalit tjetër dhe N.D, 19 vjeç kamarier në lokal.
Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit të tretë 38 vjeçari i identifikuar si Y.J.
Gjatë kontrolleve në këto 3 lokale u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 celularë dhe 1 laptop.
Top Channel