Kopshtari më ‘tekanjoz’ në Britani refuzon të presë pemën por shpenzon 500 paundë për krasitjen që lejon kalimin e autobusit (fotot)

11/05/2024 15:30

Një 72-vjeçar me një pemë gjigante para shtëpisë e biznesit të tij në Britani refuzon ta presë atë sipas udhëzimeve të zyrtarëve të bashkisë, por ka shpenzuar shumë për ta krasitur në mënyrë që ajo të mos pengojë kalimin e autobusëve në rrugën para saj.

“Pema ka qenë përherë pjesë e panoramës, atë e njohin të gjithë, aq më shumë shoferët e autobusëve që duhet t’i shmangen”, thotë ai për mediat pas publikimit të gjerë të çështjes.

“Ata të bashkisë mund të zemërohen por unë nuk dua të prishem me fqinjët e mi që e pëlqejnë të gjithë pemën, veçanërisht fëmijët”.

Burri thotë se gjithsesi pema krasitet çdo vit, ndërsa kësaj radhe punëtorët duhej të përdornin vinça për të kryer prerjet masive.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lidhur me pemën, e kemi dashur gjithmonë pasi është pjesë e kopshtit të shtëpisë time e gjithashtu e panoramës lokale.

Më tej ai shtonte: “Është gjithashtu e dobishme për shpërndarësit e porosie për të gjetur vendndodhjen pasi thjesht i themi ‘kërko për shtëpinë me pemën e madhe përpara’”.

“Nuk e kuptoj sesi dikush mund të mos e pëlqejë”.

“Fqinjët dhe vendasit janë të kënaqur me të kështu që unë nuk e pres”, shton ai.

Edhe fqinji i tij John Moss, i cili ka jetuar pranë saj prej 18 vjetësh tha: “Pema është kthyer në një objekt bisedash dhe në një njëfarë atraksioni lokal. Por tashmë krasitja e saj ka arritur shumën 500 paundë pasi kërkon mjete të specializuar, siç thotë punonjësit”.

“Ata kanë lënë një hapësirë për dritën e rrugës, dhe me krasitjen e fundit nuk pengon kalimin e autobusëve. Kjo është nga pemët më tërheqëse dhe nuk do të duroja që ta prisnin”.

“Unë kam jetuar këtu prej 18 vitesh dhe sigurisht që ajo është zmadhuar  por nuk kam dëgjuar kurrë ankesa për të, përveçse tani nga zyrat e bashkisë. Ajo ka qenë gjithmonë një atraksion”.

“Shoferët e shpërndarjes gjithmonë e shikojnë atë për të gjetur destinacionin”, thotë fiqnji, ndersa nuk kuptohet nëse bashkia do te heqë dore nga ‘interesi’ i saj per rrëzimin e pemes./DailyMail/

FOTO GALERI
1/5
Një 72-vjeçar me një pemë gjigante para shtëpisë e biznesit të tij në Britani refuzon ta presë atë sipas udhëzimeve të zyrtarëve të bashkisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA