Daniele dhe Alessandra janë banorët më të rinj në Shënkoll të Lezhes. Ata vendosen ta linin Italinë dy vite më parë, duke krijuar një ambient rreth shtëpisë së tyre për të gjithë ata turistë që duan të vizitojnë veriun e Shqipërisë.

“Në korrik bëjmë dy vite që jemi  këtu dhe do të donim që evropianët të vinin të bënin pushime edhe në veri të Shqipërisë, jo vetëm ne jug por të shijojnë pak veriun e Shqipërisë që është aq e bukur ka kaq shumë për të vizituar, edhe pse na është dashur shume pune por ja ka vlejtur për mua të jetosh këtu është paqe shpirtërore”, thotë Alessandra.

“Shqipëria ishte një ide e mirë për të jetuar sepse gati të gjithë flasin italisht e kështu për me ishte mjaft e lehtë që të integroheshim në Shqipëri. Dija shumë pak për vendin tuaj. Gati kurrë nuk kemi diskutuar për Shqipërinë, e kemi zbuluar më shumë pasi erdhëm për të jetuar këtu”, thotë Daniele.

Jetesa në një fshat pak km larg Lezhës por shumë pranë bregdetit të Tales, çifti italian tregon qe kanë gjetur një mikpritje që ata nuk e kishin menduar që mund ta gjenin në Shqipëri.

“Njerëzit këtu janë shumë miqësor, janë të gjithë afër kur kishim ndonjë problem në fillimin na ndihmonin, një fillim i shkëlqyer, e këndshme një surprizë e bukur për mua sepse Italia nuk e ka këtë idenë që Shqipëria është një vend i sigurt, ndërkaq për ne është një vend më i sigurt se Italia. Në fillim kur u ulem në një bar për të pirë kafe, mu duk sikur do na shtronin tapetin e kuq vetëm sepse ishim italian. Në këtë zonë kemi gjetur një mikëpritje të shkëlqyer”, shprehet Daniele.

“Në fillim ndihesha si një mbretëreshë sepse gjithmonë njerëzit më kanë trajtuar mirë, kam gjetur miq fantastik, Italia nuk më mungon fare jam gjendur shumë mirë sepse dhe njerëzit janë fantastik”, shprehet Alessandra.

Edhe pse duhet ti jepet më shume zë kësaj zone, Daniele tregon që gjatë këtyre dy viteve turistet nuk kanë munguar dhe janë impresionuar nga bregdeti i Tales.

“Mendoj që 80% kanë qenë turistë gjermanë, por ka patur dhe turistë francezë por pjesa më e madhe gjerman, por problemi është se veriu është parë gjithmonë si rrugë kalimi. Duhet të kthejmë një zonë të punueshme sa i takon turizmit, sepse plazhi i Tales është shumë i bukur, por duhet bërë më shumë publicitet lagunës dhe të gjitha zonave turistike”, thotë Daniele.

Ata e përshkruajnë kështu Shqipërinë:

Daniele: Një surprize, nuk e besoja qe do ishte kështu e bukur, miqësore e sigurt pa dyshim një surprizë për ne!

Alessandra: Ka ende pune duhet të përmirësohet pak, por më pëlqen shumë, shqiptarët më pelqejnë shumë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA