Një person ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin. Viktima është identifikuar si Preng Gjoni, 50 vjeç.
Gazetarja Brixhilda Deda mëson se viktima ka qenë punëtor ndërtimi pranë një objekti që është në ndërtim e sipër.
Nga burimet e spitalit bëhet me dije dhe dyshohet se është rrëzuar dhe një objekt i ka rënë në kokë duke rezultuar goditje fatale, pasi ka ndërruar jetë menjëherë.
Sakaq, ai u dërgua në spital me makinë private dhe pasi e kanë lënë viktimën janë larguar menjëherë nga spitali. Policia po vijon hetimet, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.
Ndërkohë dy ditë më parë, edhe një i ri, Emiliano Frroku, humbi jetën tragjikisht, teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin.
Top Channel