Banka Botërore e FMN i kërkojnë Ganës të ndryshojë ligjin kundër LGBTQ (fotot)

11/05/2024 18:06
Winnie Byanyima, perfaqesuese vendore e OKB

Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po nxiten të përdorin forcën e tyre financiare për te bindur Ganën të ndryshojë ligjin e propozuar që burgos për tre vjet cilindo që idetifikohet si pjesë e komunitetit LGBTQ+.

Aktivistë të disa OJQ-ve kanë bërë thirrje që institucionet financiare të ndalojnë fondet nëse vendi sjell në fuqi ligjin e ashpër kundër transseksualëve, i cili gjithashtu po sfidohet në gjykatën e lartë të vendit.

Një pjesë e ligjit për “promovimin e vlerave të drejta seksuale dhe vlerave familjare në Gana”, rekomandon burgosjen për tre vjet të kujtdo që identifikohet si homoseksual, ndërsa promovuesit e këtyre të drejtave burgosen deri në pesë vjet.

Aktivistja Elana Berger, tha se Banka Botërore ka pozitën për të ndërhyrë dhe bindur “Ganën të ndryshojë legjislacionin nga frika e humbjes së huave.

Ajo shtonte se parlamenti i vendit kishte votuar ligjin në shkurt megjthë mundësinë e humbjes së financimeve prej 3 miliardë dollarë në tre vjet.

Vitin e kaluar Banka Botërore ndaloi një pjesë të fondeve për të njëjtën arsye dhe per Ugandën, kur vendi kaloi një ligj të ngjashëm kundër homoseksualëve.

Një zëdhënës i Bankës Botërore tha për çështjen: “Ligji nuk është ende në fuqi prandaj nuk mund të komentojmë për një draft, ne kemi marrëdhënie të mirë pune me Ganën”.

Edhe një zëdhënëse e FMN se meqënëse ligji po sfidohet në gjyq, duhet pritur rezultati.

FOTO GALERI
1/3
Ajo shtonte se parlamenti i vendit kishte votuar ligjin në shkurt

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA