Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi.
Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar. Në një foto e publikuar nga media greke EPT NEWS, 32-vjeçari pas ekzekutimit të tij shihet i shtrirë në makinë, ku e pranishme ndodhet dhe policia.
Gjithashtu korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe ka siguruar një foto të Roanit Brahimit.
Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Kush është Roan Brahimi
Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Ibrahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.
Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.
Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.
Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati.
Top Channel