Tre specie të tjera balenash janë në listën e lejimit të ri të gjuetisë komerciale në vend.
Japonia ka rihapur gjuetinë e balenës me flatër kurrizi në ujërat e saj, deh të tre specieve të tjera më të vogla, njoftonin sot zyrtaret.
Propozimi vjen pesë vjet pasi Japonia nisi gjuetinë komerciale të balenave në zonën e saj ekonomike pas tërheqjes në vitin 2019 nga një komision ndërkombëtar që e ndalonte këtë.
Sekretari i kabinetit qeveritar Yoshimasa Hayashi, zona elektorale e të cilit njihet për gjueti balenash tha se qeveria mbështet gjuetinë e qëndrueshme të gjitarëve detarë si pjesë e traditës kulturore të ushqimit dhe e promovimit të kësaj industrie.
“Balenat janë një burim i rëndësishëm ushqimi që duhet të shfrytëzohet si çdo burim tjetër detar, bazuar në evidencat shkencore, si dhe pjesë e kulturës tradicionale të ushqimit në vend”, tha Hayashi.
Agjencia propozoi lejimin e vrasjes së balenave me flatër kurrizi pasi rezultatet shkencore sugjeronin rekuperim të mjaftueshëm të numrave të tyre në veri të oqeanit Paqësor, thanë zyrtarët.
Për këtë vit rregullatorët kanë caktuar kuotën totale të vrasjeve të 379 balenave për industrinë e ushqimit.
Vitin e kaluar Japonia raportohet se ka vrarë një total prej 294 balena të specieve ‘minke’, ‘Bryde’ dhe ‘sei’.
Mishi balenës është një burim relativisht i lirë proteinash në Japoni që nisi të konsumohej prej krizës së urisë pas Luftës II Botërore, por më vonë nisi të plotësohej me produkte të tjera më të preferuara deti, shkruan rrjeti TheIndependent.
Top Channel