Rritja e numrit të vizitorëve në buzë të liqenit të Prespës, Pusteci çel sezonin turistik

08/05/2024 10:32

Bashkia e vogël e Pustecit fshatrat e së cilës shtrihen buzë liqenit të Prespës ka çelur sezonin turistik veror duke bërë bashkë të gjithë elementët tradicionalë të zonës që vijnë si ofertë për të gjithë ata që këtë verë do të zgjedhin këtë destinacion.

Peisazhi i veçantë, kostumet e vallet popullore si dhe gatimet tradicionale mes të cilave tava e krapit janë disa nga aspektet që e bëjnë të veçantë eksperiencën në këtë zonë, komuniteti i së cilës këtë vit shpreson të ketë më shumë vizitorë.

Në bashkinë e Pustecit janë 4 hotele dhe 13 shtëpi pritëse me 120 shtretër por për kryebashkiakun shifrat në rritje të turizmit shtojnë nevojën për më shumë kapacitete akomoduese.

Pjesë e parkut Kombëtar të Prespës, bashkia e vogël ka vlera natyrore të rralla por edhe trashëgimi kulturore të pasur çka e bën interesante sidomos për turistët e huaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA