Përshtati lokalin për veprimtarinë e lojërave të fatit, nën hetim administratori i lokalit në Berat

08/05/2024 09:51

Një administrator i një lokali në Berat është vënë nën hetim nga policia pasi kishte përshtatur biznesin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së lojërave të fatit me makineta.

Mësohet se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 66 vjeçarin E.T.

Ndërsa policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 laptop, 1 IPad dhe 1 makinetë që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA