Në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, nënkryetari Toni Gogu, deklaroi se në mbledhjen e sotme duhen lejuar ekspertët që të flasin.
“Këtë moment të përgatitjes së draftit e drejtojnë ekspertët. Propozoj të dëgjohen ekspertët deri në fund dhe pasi ata s’kanë gjë për të thënë të hapet një seancë pyetjesh.
Kjo është dita e ekspertëve, jo e jona që të vazhdojmë me gjyqin e radhës. Menjëherë t’i kthehemi normalitetit dhe t’i shmangim komentet pezhorative të tipit që “sot nuk është dita e teorisë”, tha ai.
Ndërkohë kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji u shpreh se kryeministri Edi Rama ka tre javë që nuk ka kthyer përgjigje.
“Jam shumë i prekur, dhe nga komplimenti dhe nga pyetja. Sot është dita e paraqitjes së planit të hartimit. Java e tretë dhe kryeministri nuk kthen përgjigje. E ktheu SPAK brenda 2 ditësh…”, tha Salianji.
Më pas PS ka kërkuar një pushim 5 minutësh, teksa Salianji i ka ironizuar duke thënë se shpreson që të kthehen dhe ‘mos ia fusin vrapit’.
“Prisni pra, se do kërkoni 5 minuta pushim dhe do ikni prapë. Sapo thatë që ka një plan hetimi dhe do tua imponojë dhe ekspertëve. Këtë po diskutojmë ne… kërceni, kërceni, kështu do ju çojmë dhe në zgjedhje… ja ta përfundoj dhe pastaj do shkoni në pushim… marrim 5 minuta pushim me shpresën që nuk ia kanë futur vrapit”, tha ai.
Top Channel