Ekzekutimi i modeles në një restorant, zbulohet postimi në Instagram që e tradhtoi! Në 28 prillin fatal ajo fotografoi…

08/05/2024 08:48

Vdekja e modeles nga Ekuadori Landy Parrega në një restorant ka bërë shumë bujë kohët e fundit.

Së fundmi është publikuar një foto që vetë modelja kishte nxjerrë në Instagram ditën që ajo u ekzekutua në mënyrë mjaft gjakftohtë nga dy persona. Në foton e saj në Instastory shihej një pjatë ushqimi me oktapod ceviche që kishte porositur.

Në foto tregohej emri i restorantit ku ndodhej 23-vjeçarja ish-Miss Ekuadori, ku ka mjaftuar që xhelatëtë e saj të gjenin vendndodhjen dhe ta vrisnin. Pak pas postimit Paraga pa dy persona të maskuar që hynë në restorant dhe e ekzekutuan me gjakftohtësi.

Gjatë ekzekutimit, ajo ndodhej brenda në restorant me të dashurin, të cilët ndodheshin të dy në këmbë. Ajo i vuri re, ktheu kurrizin për t’i shmangur, por nuk arriti t’i shpëtonte plumbave të marrë nga ekzekutorët.

Paraga, e cila kishte më shumë se një milion ndjekës në llogaritë e saj në mediat sociale, si dhe linjën e saj të veshjeve sportive, u vunë qendër të vëmendjes dhjetorin e kaluar pasi emri i saj u përmend në një bisedë mes trafikantit tashmë të ndjerë të drogës Leandro Norero dhe llogaritares së tij, Chelive Angulo . Gjatë gjyqit të Angulo, prokurorët zbuluan se Norero i ishte lutur ekonomistet së tij në një mesazh në 2022 për ta ndihmuar atë të mbante sekret lidhjen e tij me bukuroshen e re. “Nëse gruaja ime mëson diçka për të, unë mbarova. Emri i saj nuk mësohet askund. Përndryshe, bota ime do të shkatërrohet”, shkruante Norero në mesazh, i cili do të vritej në burg vetëm gjashtë muaj pas burgosjes.

Ndërkohë që gjendja financiare e Paragës ka qenë nën mikroskopin e Prokurorisë së Përgjithshme, ajo nuk është akuzuar asnjëherë për një krim dhe as nuk ka folur publikisht për këtë çështje apo marrëdhënien e saj me kreun e bandës së trafikut të drogës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA