Tragjedia në Shkodër, nxënësit vendosin lule në bankën e 2 motrave që u mbytën në Bunë! Prindërit: Vajzat ishin në të njëjtën klasë, s’dimë si t’ua shpjegojmë fëmijëve

07/05/2024 10:53
Nxënësit në shkollën "Ndre Mjeda"

Mësimi në klasën e dytë të shkolles publike “Ndre Mjeda” edhe ketë të martë, nuk mund të zhvillohej normalisht. Në bankën e Ergesës dhe Grejsit, që deri dje kishte libra, sot bashkemoshataret vendosën lule.

Dhimbja ka përfshirë nxënësit, prindërit e mësuesit. Prinderit tregojnë se sa e veshtirë ka qenë t’i shpjegojnë fëmijeve se pse sot, duhet të shkojnë në shkolle me lule në duar. Drejtuesit e shkollës, jashtë kamerave thonë se mësimi nuk do të zhvillohet normalisht por me nxënësit e klasës se dy vogëlusheve do të zhvillohen orë argëtuese për të ndryshuar gjendjen emocionale të fëmijëve.

“Vajza i ka pasur në klasë të dyja vajzat. Ishte shumë e vështirë, vajzës i thashë keni humbur dy shoqe sepse mami i la në Shirokë. Nuk mund t’ja shpjegoja ndryshe.

Një fatkeqësi, nuk kam fjalë, gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin kurrë. Shumë e dhimbshme, ngushëllime familjarëve, nuk kam fjalë. Vajza është e vogël për t’i kuptuar këto gjëra, u desh t’i anashkaloja disa gjëra”- u shprehën disa prej prindërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA