Foto Ilustruese

Policia ka arrestuar në dalje të fshatit Veliqot në Tepelenë 4 persona si të dyshuar se kishin krijuar një shtëpi bari, ku kultivonin marijuanë.

Brenda objektit u gjetën rreth 230 rrënjë cannabis. Policia kishte marrë denoncime periodike së fundi për praninë e parcelave të mbjella në këtë zonë ndërsa shtëpia e barit i zbulua pas kontrolleve në disa objekte të pabanuara. Gjithashtu policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për prani të parcelave në terren natyror.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në terren apo në ambiente të mbyllura me llamba, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokaster kanë intensifikuar kontrollet.

Si rezultat i kontrolleve dhe inteligjencës policore shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në rrugën e fshatit Veliqot kanë zbuluar një ambient (shtëpi e pabanuar) të përshtatur me llamba që furnizoheshin me energji elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa në vazo.

Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit. Në përfundim të veprimeve të para do ketë informcion më të detajuar.

Ndërkohë shërbimet e policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambientet e mbyllura,”-njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA