Protestuesit anti-emigracion në Dublin akuzojnë partinë ‘nacionaliste’ për tradhti (fotot)

07/05/2024 18:23

Qindra protestues anti-emigracion që marshuan dje në kryeqytetin irlandez Dublin u përplasën me policinë teksa kundërshtojnë politikat e qeverisë për mijëra pranime azilantësh në vend.

Pjesëmarrësit në protestë valëvitnin flamurë irlandezë si dhe pankarta e slogane me mbishkrimet “Irish Lives Matter” “Nxirrini jashtë!” si dhe “Sinn Fein janë tradhtarë”, duke iu referuar partisë së djathtë nacionaliste që supozohet të mbrojë të drejtat e vendasve.

Disa dhjetra shiheshin gjithashtu në një kundër-demonstratë me pankarta si “Bashkohu kundër racizmit” si dhe “Refugjatë mirësevini”.

Për të parandaluar përplasjet, forcat e policisë vendase Gardai formuan radhë të gjata për të ndarë dy grupet e protestuesve, thanë mediat vendase.


Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte arrestime.

Zhvillimet vijnë pas mbërritjeve të shumta në Irlandë, të emigrantëve nga vendetë tjera të BE.

Një kamp emigrantësh me tenda është ngritur në kryeqytetin Dublin, në brigjet e vijës ujore Grand Canal, që sa vjen e shtohet javët e fundit.

Kampi është afër një impjanti emigracioni kur rreth 200 azilkërkues jëtojnë gjithashtu në tenda, që ka shkaktuar protesta të shumta nga publiku vendas.

FOTO GALERI
1/3
Qindra protestues anti-emigracion që marshuan dje në kryeqytetin irlandez Dublin u përplasën me policinë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA