Protesta e opozitës para Bashkisë, humb ndjenjat një efektiv (Foto)
07/05/2024 12:11
Një efektiv ka humbur ndjenjat në protestën që po zhvillon Rithemelimi para bashkisë së Tiranës.
Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, teksa një numër i lartë efektivësh e kanë rrethuar në momentin që ka rënë në tokë.
Edhe në protestën e 30 prillit, një oficer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar në Bashkinë e Tiranës.
Ka pasur sërish përshkallëzim në protestën, ku sapo Belind Këlliçi mori fjalën protestuesit kanë hedhur molotov.
Top Channel