Festivali ndërkombëtar i akuarelit 2024 po zhvillohet edhe në Lushnjë.
Artiste të shumtë nga vendi dhe bota, pjesëmarres në kete festival, do të ekspozojnë pikturat nga peisazhet më të bukura, një pjesë e të cilave do të krijohen gjatë ditëvë të këtij eventi.
Punimet ekspozohen në sallën e muzeut historik të qytetit.
Piktori Helidon Haliti, i pranishëm në ditet e Festivalit të akuarelit, ka ekspozuar 10 nga veprat e tij. Ai theksoj se të huajt janë mrekulluar nga peisazhet e natyrës në Lushnjë e Divjakë.
“Të gjithë artistë, nga Peruja, Kina, Çekia, Bullgaria. Dje nuk ngopeshin duke pikturuar, të gjithë e njihnin qytetin. Sot kanë rastin të kuptojnë se këtu është një ambient ku mund të vijnë të bisedojnë me të rintjë dhe të bëjnë demonstrime”– u shpreh piktori Helidon Haliti.
Në çelje të tij kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa u shpreh se ky festival do të shërbejë për nxitjen e jetës artistike e kulturore ne këtë qytet, si edhe njohjen me potencilialin turistik të trevës myzeqare.
Festivali ndërkombetar i akuarelit, do të zgjasë deti në daten 15 maj. Qëllimi i tij është jo vetëm të prezantojë talentet botërore, por edhe të promovojë zonat turistike shqiptare dhe bukuritë e natyrës.
Top Channel