Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e gruas dhe tre fëmijëve, Gjykata në Shkodër vendos masën arrest me burg për Erdgys Arrazin
07/05/2024 13:36
Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën arrest me burg për Erdgys Arrazin.
Teksa mbërriti në Gjykatë, me një kapuç në kokë, kryefamiljari vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo ishte dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij.
Erdgysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës u gjet pak më parë dhe tre fëmijëve të tij, Erigea, 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, Gresi 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, Arditi 3 vjeç, i cili u gjet sot.
Ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës fizike dhe psikologjike nga Erdgysi, i cili dyshohet se e tradhtonte Almën.
Top Channel