Tragjike në Elbasan, 27 vjeçari në gjendje të dehur thyen xhamin e dritares së banesës! Humb jetën në spital
06/05/2024 13:10
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 17:30 në Elbasan ku një 27 vjeçar ka humbur jetën.
Mësohet se i riu A.S në gjendje të dehur dhe kushte të rënda psikologjike ka thyer xhamin e dritares së banesës dhe ka mbetur i plagosur në krah.
Më pas u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore por fatkeqësisht humbi jetën mëngjesin e sotëm për shkak të plagës së marrë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel