Rama nuk përfshiu Veliajn në foton me Ali Ahmetin? Reagon kryebashkiaku i Tiranës: Opozitë qesharake! Do t’u bëhen gjunjët kallo, duke u lutur që unë dhe kryeministri të kemi konflikt

06/05/2024 14:50
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Ceremonia zyrtare e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Tiranës për Ali Ahmetin, u pasua me fotografitë e rastit dhe një ndër to ishte ajo e kryeministrit Rama në Këshillin Bashkiak me politikanin e njohur.

Politikanë të opozitës dhe rrjetet sociale publikuan një fotografi ku shfaqej kreu i Qeverisë me Ali Ahmetin, por aty nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj. Komentet për këtë foto ishin të shumta, ku disa përfaqësues të opozitës aludonin për një ftohje të Ramës me Veliajn dhe për këtë arsye sipas tyre, ai nuk e kishte përfshirë në foto.

Lidhur me këto komente, ka reaguar sot për Top News, kryebashkiaku Veliaj.

“Ajo është thellësisht qesharake sepse transmetimi i ceremonisë së nderimit të Ali Ahmetit ishte live. Para se të largohej, familja e z. Ahmeti donte një foto me kryeministrin. Duket live kur në atë moment po bëja edhe koreografin e fotografisë. E bija e z. Ahmeti më thotë na u bashko për një foto të fundit. Nga 10 fotografë që ishin aty janë shkrepur disa qindra foto. As unë, Edi Rama jo e jo, nuk kemi komplekse të tilla. Nuk bëjmë as kështu lojërash. Ju kam thënë gjithmonë: Unë i kam shërbyer PS, kam punuar me Edi Ramën edhe kur s’kam pasur asnjë spaletë, asnjë titull, nga 2009-2013, edhe pse humba për një grusht votash në Berat, sepse njerëzit që e kanë vokacion, i shërbejnë atij misioni pa qenë të interesuar nëse kanë ofiqe dhe karrige. Opozitës i kam thënë: do t’i bëhen gjunjët me kallo dhe do luten deri në pafundësi të jetës që unë dhe Edi Rama të kemi konflikt dhe prej këtij konflikti të rikthehet Saliu me Ilirin. Kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha ai në Breaking.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA