26/12 17:29
Ushtria izraelite ka nisur një operacion të gjerë ditën e sotme për evakuimin e popullsisë civile në zonën Rafah të Gazës. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite.
“Këtë mëngjes, ne filluam një operacion për të evakuuar përkohësisht banorët në zonën e Rafahut lindor”- u shpreh zyrtari izraelit.
Ushtarët po u kërkojnë rreth 100 mijë palestinezëve që të evakuuojnë lagjet lindore të Rafahut në kufurun izraelit pasi mund të ketë një ofensivë të mundshme ushtarake në zonën jugore të Rripit të Gazës.
Mediat e huaja bëjnë me dije se më herët, gjatë orëve pas mesnatës, 16 persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit në Rafah në kampin e refugjatëve Yebna dhe afer Al Salam.
Top Channel