Mamaja e Neli Lleshit, kameramania e Top Channel, e cila u aksidentua rëndë pak ditë më parë, ka zbuluar disa detaje në lidhje me ngjarjen.
Entela Lleshi tha se pas ngjarjes dëshmitarët kanë deklaruar se autori i dehur ka braktisur makinën dhe është larguar shumë shpejt.
Ndër të tjera zbuloi se njëri prej dëshmitarëve ka xhiruar momentin pas aksidentit, pamje të cilat i ka edhe ajo.
“Kanë qenë 5 djem në momentin e ngjarjes aty. Për autorin ata thonë se dy na djemtë, një ri prej tyre infermier e ka mbajtur me bisedë Nelin që mos të humbte ndjenjat. Të tjerët janë larguar për të parë mos ka pësuar personi tjetër lëndime, por pa e ditur që ai është autori.
Ata kanë hapur derën dhe kanë parë që ai nuk ishte në makinë. Ishte larguar shumë shpejt. Është filmuar skena pas aksidentit. Unë e kam atë video”, tha Entela Lleshi.
Top Channel