Hapen dyert e mortit/ U gjet e pajetë në lumin Buna, përcillet drejt banesës së fundit 9-vjeçarja në Shkodër! Asnjë shenjë për trupat e nënës, motrës e vëllait
06/05/2024 11:40
Familja e 9-vjeçares që u gjet e mbytur në ujërat e lumit Buna, ka hapur dyert motit!
Ergesam Arrazi do të përcillet mesditën e kësaj të hënë për në banesën e fundit, ndërsa ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e trupave të nënës dhe motrës e vëllait të saj më të vogël.
Të katërt ata dyshohet se janë vetëmbytur duke u hedhur në lumin Buna. Shkak dyshohet se është bërë dhuna sistematike që bashkëshorti i Almës, Ergys Arrazi ushtronte ndaj saj dhe fëmijëve.
Ky i fundit është vënë në pranga nën dyshime të forta se ka shkaktuar vetëvrasjen e tyre, ndërsa vijojnë hetimet.
Po ashtu forca të shumta polumbarësh, RENEA, FNSH, por edhe ushtria, po vijojnë kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit.
Top Channel