24/11 14:43
Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis, njëherësh dhe Kryetari i Komisionit të Asocim Stabilizimit BE–Shqipëri, është takuar këtë të martë në ambientet e burgut të Fierit, me Fredi Belerin.
Ai ishte i shoqëruar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ndërsa në një ndalesë për gazetarët, eurodeputeti grek nuk ka bërë asnjë koment.
Nga ana tjetër Vangjel Dule ka thënë se vizita ka qenë në kuadër të festës së Pashës dhe se po ashtu për të treguar se vijon mbështetja ndaj Belerit.
“I përcollëm urimet për festën e Pashkëve, por dhe për të dëshmuar vazhdimin e përpjekjes sonë në vendin tonë dhe Europë, për gjetjen e së vërtetës dhe së drejtës”, tha ai.
Top Channel