Tregtarët e Belshit sërish në protestë kundër tregut të ri: E kemi shumë larg! Prej 3 javësh nuk punojmë, askush nuk na përgjigjet

04/05/2024 12:21
Protesta e tregtarëve në Belsh

Tregtarët e qytetit të Belshit kanë vijuar sërisht protestën e tyre këtë të shtunë për të kundërshtuar vendimin e Këshillit Bashkiak i cili ka zhvendosur tregun disa km larg qytetit.

Ata janë mbledhur në periferi të qytetit, ku më herët zhvillonin aktivitetin e tyre, ku janë përplasur me policinë e cila nuk i ka lejuar të vendosin mallrat në rrugë.

Janë rreth 300 tregtarë të fruta perimeve dhe mallrave industrialë të cilët preken nga ky vendim. Bashkia pretendon se tregtimi në rrugë përvec se i palejueshëm përbën një figurë jo të bukur për turistët e shumtë që vizitojnë Belshin. Nga ana tjetër tregtarët kërkojnë një vend të përshtatshëm, por në qytet, afër blerësve pasi disa km larg akusyh nuk shkon të blejë.

Top Channel