Rienergjizimi i PS, Rama nis turin e takimeve me diasporën në 12 maj, fton shqiptarët në Athinë: Nisim rrugëtimin e pranverës

04/05/2024 10:58
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar datën 12 maj për nisjen e turit të takimeve me diasporën shqiptare në shtete të ndryshme.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama fton shqiptarët që jetojnë në Greqi që të jenë të pranishëm në takimin që do të mbahet më 12 maj në Athinë, nga ku nis turin e takimeve me diasporën.

“MIRËMËNGJES dhe me një kujtesë për ata ndër ju që janë në Greqi, se në 12 maj nisim nga Athina rrugëtimin e pranverës në diasporë #KrenarëPërShqipërinë, ku do të ishte kënaqësi e posaçme të takoheshim, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë”- shkruan Rama krahas videos së publikuar ku shfaqet edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Pas takimeve në kuadër të rienergjizimit të PS, Rama njoftoi ditë më parë edhe nisjen e turit të takimeve për rienergjizimin e Diasporës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA