Një 17 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit si shkaktar i aksidentit të rëndë ditën e djeshme në lagjen 14-të që rezultoi fatal për 50 vjeçarin F.Gj.
Në pranga ka rënë i mituri L.Z, drejtues i automjetit tip “benz” që u përplas me një motor që drejtohej nga Sh.S dhe biçikleta me të cilën udhëtonte viktima F.Gj.
Pas ngjarjes së rëndë, adoleshenti u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar nga policia një ditë më vonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit” ,”Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vëndi i aksidentit”.
Top Channel