Një re helmuese është shkaktuar nga zjarri që ra në një fabrikë kimike në Berlin, e cila prodhon raketa ajrore IRIS-T për Ukrainën.
Zjarrfikësit paralajmërojnë se mund të zhvillohet cianidi vdekjeprurës i hidrogjenit, dhe njerëzit u detyruan të mbylleshin brenda deri në një njoftim të dytë.
Shteti i Berlinit ka lëshuar një paralajmërim zyrtar për rrezikun dhe u ka kërkuar njerëzve që të qëndrojnë larg zonës pasi reja e tymit tashmë po shtrihet në pothuajse të gjithë zonën perëndimore të qytetit.
Zjarri është në Diehl Metal Applications në lagjen Lichterfelde të Berlinit, e cila është një kompani motër e koncernit Diehl Defense, prodhues i raketave vdekjeprurëse IRIS-T.
Aktualisht nuk ka informacione për shkakun e zjarrit. Por nuk ka pasur të lënduar, sipas mediave vendase. Të gjithë njerëzit mundën të largoheshin nga zona e rrezikshme në Berlin në mënyrë të pavarur.
Top Channel