Punime në kanalin kryesor kullues në Vlorë, Rama: Do i vijë në ndihmë fermerëve në çdo stinë

03/05/2024 09:00

Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga punimet për rehabilitimin e kanalit kryesor kullues të Akërnisë në Vlorë.

Ai shprehet se ky kanal shërben për kullimin e 4600 hektarë tokë bujqësore në zonë, e cila ndihmon fermerët në çdo stinë të vitit.

“Mirëmëngjesi dhe me punën që vijon për të rehabilituar kanalin kryesor kullues të Akërnisë në Vlorë, i cili shërben për kullimin e rreth 4600 hektarë tokë bujqësore në zonë, duke iu ardhur në ndihmë fermerëve për sezon të mbarë bujqësor në çdo stinë të vitit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA