23/12 21:09
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp u pyet për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Basha e quajti Metën “një kartë të djegur” dhe sipas tij është harxhim kohe të merresh me të.
“Nuk merrem më me zotin Meta, as me mashat e tij. Është harxhim kohë për mua, për opozitarët, ne e kemi me zotin Rama dhe zotin Veliaj. Zoti Meta është kartë e djegur”, tha Basha.
Në deklaratat e tij të fundit, Meta e ka sulmuar apo ironizuar shpesh Kryetarin e PD, ku në konventën e PL-së tha: Nuk fitohet as duke fjetur as duke shumëzuar 7×7=42.
Top Channel