Momentet qesharake të përmbysjes së barkës së festës në ‘Ditën e Mbretit’ në kanalin e Amsterdam (fotot)

03/05/2024 16:42

Në pamje të publikuara sot shihen momentet e sikletshme kur një barkë e tejmbushur me të rinj që festonin ditën e mbretit në kanalet ujore të Amsterdam, përmbyset papritur duke i detyruar të dalin në panik prej mureve të kalimit ujor.

Pamjet qesharake të incidentit të pafat, tregojnë që barka nis te fundoset shpejt në ujin e turbullt ndërsa rreth 20 të rinjtë që e kishin mbushur atë përpiqen me njëri-tjetrin të dalin nga kanali.

Grupi i miqve ishin mbledhur në barkën me motor për të festuar në kanalin Herengracht në Amsterdam, të veshur me ngjyrat tradicionale portokalli, për ditën e mbretit.

Incidenti i dy ditëve më parë nisi të shpalosej kur barka nisi të zhytet në ujë nga maja prej peshës së të rinjve të zhurmshëm.

Mes tentativave të dëshpëruara për të shpëtuar, disa të rinj ranë në ujë ndërsa të tjerë hidheshin për t’u kapur në parmakët e hekurt anësorë.

Spektatorë të shumtë nisën të klithnin teksa shikonin skenat e panikut.

Shumica e pasagjerëve arritën të dalin shpejt në tokë të thatë duke u ngjitur nga barrierat, ndërsa të tjerë mbetën në ujë me pantallona, për t’u ndihmuar më pas nga të tjerët.

Barka besohet se kishte tre herë më shumë njerëz nga sa lejohej.

Pas qetësimit të situatës të qeshura nisën të shpërthenin nga publiku teksa protagonistët e ngjarjes shkundnin rrobat e lagura në rrugë, shkruan rrjeti TheSun.

Dita e Mbretit festohet në Holandë në fund të prillit, shpeshherë me shetitje në kanalet ujore të kryeqytetit.

FOTO GALERI
1/7
Momentet e sikletshme kur një barkë e tejmbushur me të rinj që festonin ditën e mbretit në kanalet ujore të Amsterdam, përmbyset papritur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA