Dje mediat amerikane njoftonin se kompania gjigante e produkteve kozmetike Johnson & Johnson ka pranuar të mbyllë pretendimet duke dëmshpërblyer të dëmtuarit.
Johnson & Johnson tha se do të paguajë gradualisht 8.9 miliardë dollarë pretenduesit se pudra e saj dhe produkte të tjera kozmetike kanë shkaktuar kancer te klientët, por insistonte se “nuk pranon fajin”.
Kompania shtoi se do të aplikojë për “nenin 11 të ligjit të falimentit” në SHBA për zgjidhjen e pretendimeve. Sipas saj kjo “nuk është një pranim i fajit por mbron pretendimin e produktet e saj janë të sigurta”, thuhet në njoftim.
Johnson & Johnson dhe kompani të tjera të lidhura me të nuk kanë aplikuar për mbrojtje nga falimenti dhe “vazhdojnë normalisht biznesin e tyre”, njofton grupi.
Përfaqësuesi ligjor i Johnson & Johnson, tha më tej në një deklaratë. “Zgjidhja e këtyre pretendimeve kërkon dekada dhe ka kosto të mëdha si te sistemi dhe te kompania, dhe shumë pretendues nuk do të marrin kompensim”.
Zhvillimi vjen pas refuzimit të apelit të kompanitë për anulimin e 38,000 padive se pudra në produktet e kompanisë ka shkaktuar kancer te vezoreve dhe mesotelioma (kancer në cipat e organeve të brendshme), shkruan rrjeti vendas ABC News.
Në 2019, Johnson & Johnson u detyrua të tërhiqte nga tregu një masë të madhe produktesh që rezultuan se përmbanin asbestos (amiant), dhe shitjet e tyre u ndaluan në Amerikën veriore.
Vitin e kaluar kompania tha se do të ndryshonte përbërësit në pudrën e saj duke përdorur niseshte misri nga viti 2023./ABC News/
Top Channel