Kokainë dhe 23 mijë euro “cash”, pranga të riut shqiptar në Itali! Si u zbulua nga karabinierët

03/05/2024 18:46
Foto ilustruese

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane pas një kontrolli të befasishëm në rrugët e Genovës.

Karabinierët, i gjetën 32 vjeçarit sasinë prej 18 gramësh kokainë dhe 6 mijë euro “cash”. Pas kontrolleve të kryera në banesën e të riut, u gjetën dhe sekuestruan edhe 17 mijë euro të tjera “cash”.

Dyshohet se paratë vinin nga veprimtaria kriminale e shqiptarit. Ky i fundit është dërguar në paraburgim ku do të qëndrojë deri në datën e gjyqit ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA