Dhjeta mijëra fermerë Pakistan po mbajnë protesta në disa qytete pas një vendimi të qeverisë për të mos blerë grurin e tyre, që i ka shkaktuar humbje të ndjeshme të ardhurash.
Fermerët e krahinës më të madhe të vendit Punjab, e njohur gjithashtu si “hambari bukës” së Pakistanit, kërkojnë që qeveria të ndalojë importet që po mbysin tregun, në një kohë kur ata presin prodhimin e tyre për ta shitur.
Fermerët thonë se janë të shokuar nga importet e preferuara nga qeveria, që kanë shkaktuar uljen e çmimit të grurit në treg.
Zhvillimi i pazakontë vjen në një kohë kur bujqësia është sektori më i rëndësishëm në Pakistan, me 23 përqind të prodhimit të brendshëm, ndërsa gruri përbën 2 përqind të tij, shkruan rrjeti Aljaseera.
Përmbytjet shkatërrimtare në Pakistan në 2022 shkaktuan mangësi në prodhimin në 2023. Pakistani konsumon rreth 30 milionë ton drithëra në vit por vetëm 26.2 milionë ton u prodhuan në 2022, çka solli probleme në furnizim dhe radhë të gjata njerëzish për të blerë ushqim.
Autoritetet vendase kanë thënë se deri në mars 2024, më shumë se 3.5 milionë ton drithëra janë importuar nga tregu ndërkombëtar me çmime më të ulëta se ato në vend.
Ndërkohë fermerët në vend kanë nisur korrjen e prodhimit relativisht të mirë të këtij viti Pakistan por qeveria ka thënë se do të blejë më pak se gjysmën e masës mesatare që blen çdo vit prej tyre.
Khalid Mehmood Khokhar, i shoqatës së fermerëve Pakistan Kissan Ittehad tha se lejimi importeve të grurit vitin që shkoi, ka bërë që fermerët të detyrohen të shesin grurin e tyre me çmime shumë më të ulëta.
“Ne presim rreth 32 milionë ton drithë këtë vit por qeveria është furnizuar tashmë me mall dhe ne nuk do të shesim dot gjysmën e prodhimit. Kjo do të na sjellë humbje prej 380 miliardë rupi ($1.4 miliardë),” tha Khokhar për Al Jazeera.
Top Channel