Deklarata e Dumanit për statusin e prokurorëve, Manja: Jam në krahun e tyre, por Kushtetuta kërkon vullnet më të gjerë se mazhoranca

03/05/2024 11:09

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani.

Ai u pyet për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

Manja: Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegësh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit.

Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do t’u duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli.

 Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca.

Kujtojmë se një muaj më parë, kreu i SPAK gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kërkoi mundësinë e rikandidimit të prokurorëve të SPAK për një mandat të dytë.

“Statusi aktualisht parashikon që prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funksionin. Për shkak të ndryshimit të hartës një pjesë e këtyre prokurorive nuk ekzistojnë. Adnani nuk di ku të shkojë se është shkrirë prokuroria e krimeve të rënda.

Është investuar aq shumë për ngritjen e tyre profesionale jo vetëm nga shteti por dhe ndërkombëtarët. Këta janë aset. Nuk kemi luksin ti çojmë në një vend tjetër. Nuk kemi aq burime njerëzore, e të kualifikuar dhe me integritet sa të plotësojmë boshllëqet e krijuara. Rivlerësim dhe dhënie mundësie për të kandiduar. Do të thotë unë si Altin Dumani do të vij të konkurroj. Nuk thashë të emërohet automatikisht”, tha Dumani më 4 prill para KLP.

Manja gjatë komunikimit me gazetarët komentoi edhe debatin e një dite më parë me deputetin Agron Shehaj në Kuvend.

“Dje ishte dje dhe gjithçka i takon atij debati politik të zhvilluar brenda asaj salle. Sot është ditë e re, në prag të festës së Pashkës. Kam dëgjuar sot nga stafi im që përgjatë shumë emisioneve ka vazhduar të trajtohet kjo gjë edhe në media. Personalisht më bëri pak nostalgjik se më ktheu si sikur me ato ankesat që kishim kur ishim në klasë të parë dhe shkonim për të zgjidhur, mosha bën të veten, koha bën të veten, s’kthehemi dot më pas, debati është tërësisht politik brenda sallës së Kuvendit, dua ta mbyll me një urim për festat”, tha Manja për gazetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA