Veliaj i përgjigjet opozitës dhe kritikëve me shprehjen e Ruzveltit: Merita i takon njeriut që është në të vërtetë në arenë, ata shpirtra të ftohtë dhe të ndrojtur…

02/05/2024 12:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është përgjigjur sot kritikave të opozitës, por edhe analistëve me një shprehje të Presidentit të 26-të të Amerikës, Theodore Roosevelt.

Sipas tij rëndësi nuk kanë kritikët, por ata që jane në arena “fytyra e të cilëve është e njollosur nga pluhuri, djersa dhe gjaku”. 

Postimi i Veliajt

Burri në arenë

Nuk janë kritikët ata që kanë rëndësi, as burrat që vënë në dukje se si pengohen njerëzit e fortë, ose ku autorët e këtyre veprave mund të bënin më mirë. 

Merita u takon njerëzve që janë në të vërtetë në arenë, fytyra e të cilëve është e njollosur nga pluhuri, djersa dhe gjaku, të cilët përpiqen me trimëri, ata që gabojnë, ata që vijnë përsëri dhe përsëri, sepse nuk ka përpjekje pa gabime dhe mangësi, por kush përpiqet të bëjë vepra, kush ka  entuziazmin e madh, përkushtimin e madh: i cili shpenzon veten në një kauzë të denjë, i cili në rastin më të mirë të mirë njeh në fund triumfin e arritjeve të rëndësishme dhe që në rastin më të keq, nëse dështon të paktën dështon duke guxuar shumë. Kështu që vendi nuk do të jetë kurrë me ata shpirtra të ftohtë dhe të ndrojtur që nuk njohin fitoren dhe as humbjen.

THEODORE RUZEVELT

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA