Fatmir Mediut iu hodh poshtë kërkesa për të pyetur me videokonferencë pesë dëshmitarët amerikanë Corneilos Henry 3, David Howell, William Merrit Hart, Sidney Macintyre dhe Rodney Taylor, por ju pranua alternativa tjetër që ofruan avokatët e tij.
Që gjatë pyetjes së dëshmitarëve që do të realizohet me letërporosi, i pranishëm të jetë edhe një amerikan tjetër që do të përfaqësojë interesat e ish ministrit të Mbrojtjes nën akuzë për shpërdorim detyre.
Pyetjet për të cilat palët kanë rënë dakord më herët përfshijnë aktivitetin e kompanisë Sac përgjatë demontimit të municioneve në Shqipëri, nëse ka patur apo jo aktivitet të pezulluar nëse kishin apo jo njohje me ish ministrin por edhe me personazhe të tjerë të përmendur më herët.
Në seancë pati debate mes mbrojtjes qe kërkuan lidhjen mes akuzave dhe provave të SPAK , por morën përgjigjje nga prokurori i çështjes Gërdeci 2 se si provë vlerësohet shkaktimi i dëmit nga tragjedia e 15 marsit.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 15 maj ora dhjetë. Ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërkohë që me herët gjykatë gjykimit por edhe për mediat ka kundërshtuar konkluzionet mbi shkaqet e shpërthimit dhe ka kërkuar eksperiment hetimor si dhe ri ekspertim
Top Channel