Reforma zgjedhore/ Gonzato apel partive politike: Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim dhe konsensus

02/05/2024 12:01

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato tha se reforma në drejtësi ka përparësi të madhe.

Ai u bëri thirrje palëve politike që të bashkëpunojnë për reformën në drejtësi dhe votën e emigrantëve.

Gonzato: Mesazhi është i qartë; Ne i japim një përparësi të madhe reformës në sistemin e drejtësisë, mënyrës se si po tregon ajo me frytet e saj. Duhet të lejojmë që të bëje punën e saj.

Shpresoj që maxhoranca dhe opozita të arrijnë mirëkuptim për të vijuar me reformën zgjedhore, për votën e emigrantëve. Ka disa vendime të Gjykatës Kushtetuese që duhet të trajtohen. Nuk mund ta them unë se Diaspora të të drejtë apo jo të votojnë. Por partitë politike duhet të arrijnë konsensus.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA