“Po shkelet Kushtetuta për votat e diasporës”, Alibeaj: E zvarrisin çështjen nëpër skutat e parlamentit, thikë pas shpine për qytetarët

02/05/2024 13:50

Deputeti Enkelejd Alibeaj, në fjalën e tij jashtë Kuvendit tha se e drejta e emigrantëve për të votuar është shkelur nga parlamenti dhe Kushtetuta, duke e zvarritur çështjen.

“Sot me të drejtë diaspora kërkon të drejtën e tyre. SPAK prej disa muajsh është në shkelje të kushtetutës të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t’i garantuar votën diasporës. Mesa duket kanë gjetur me hipokrizi therëse që ta zvarrisin nëpër skutat e parlamentit, diskutimin e reformës zgjedhore, ndërkohë ne që në nëntor kemi dorëzuar në Kuvend draftin e plotë.

Çudia më e madhe është se për interesa të vogla okulte e gjetën gjuhën e përbashkët, natën, për të nxjerrë të dënuar nga GJKKO për t’i nxjerrë dhe amnistuar. Ky është dopio-standardi.  PD në një nga kërkesat më të mëdha, e ka çuar deri në fund mision e vetë për votën e diasporës. Çdo të enjte bëhet një teatër, nuk diskutohet vota e diasporës, mbështetja ndaj SPAK, është një thikë pas shqipe për qytetarët. Siç votojnë shqiptarët brenda Shqipërisë ashtu të votojnë dhe ata jashtë.

Ka një vendim të Gjykatës që ka përcaktuar deri më 10 janar të 2024, Kuvendi duhet të kishte miratuar bazën ligjore që KQZ të ecte me votën e diasporës. Që nga ndryshimet kushtetuese, një nga instrumente për moszbatimin e një vendimi gjyqësor, t’i drejtohemi SPAK.

Politika duhet t’i nënshtrohet ligji njësoj si qytetarët shqiptarë. Mjeti tjetër është që me kompetencën që na jep Kushtetuta, të dorëzojmë projekt-amendamentin. Zgjidhja jonë për votën e emigrantëve është e thjeshtë, që të votojnë njësoj si shqiptarët këtu, me të njëjtat garanci, rregulla dhe lehtësi, pa i ngarkuar me kosto financiare. Duhet vullnet i thjeshtë politik dhe i sinqertë, për t’u ekzekutuar kjo e drejtë”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA