“Do të vras djalin”/ Skandali i raportuar në Fiks Fare, policia e Beratit pezullon nga detyra efektivin që shantazhoi qytetarin

02/05/2024 22:04

Pas denoncimit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore kërcënohej nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia, ky i fundit është pezulluar nga detyra.

“Në lidhje me rastin e transmetuar në emisionin investigativ “Fiks-Fare”, në Top Channel, ku një qytetar pretendon se është kërcënuar dhe shantazhuar nga një punonjës Policie në Stacionin e Policisë Dimal, ju bëjmë me dije se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë Inspektor Dh.M., dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj tij. Ndërkohë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po kryen veprime për sqarimin e rrethanave të rastit”-njofton policia.

Kastriot Hoxha tregoi për Fiks Fare se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie, por sapo e ka blerë, një polic i Komisariatit të Policisë së Urës Vajgurore, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i komshies së zotërisë, e kërcënon se do ja shembin shtëpinë.

Qytetari i përlotur tregoi se nuk po rri rehat në një banesë që mezi e bleu, madje djali i tij nuk vjen në shtëpi prej më shumë se 6 vitesh vetëm për shkak të këtyre konflikteve. Fiksi solli takimin e qytetarit me policin ky i fundit i thotë se ai nuk duhet të bëjë asnjë punim në shtëpi nuk duhet të preki asgjë sepse do dali nga aty. Kur qytetari i thotë se më ke kërkuar 3 milion lekë ai i thotë se ka kaluar ajo punë.

“Ti nuk u more vesh kur ishte për të marrë, tani unë pres të vijnë nga Tirana dhe ta shembin shtëpinë”– thotë punonjësi i policisë. Edhe pse qytetari disponon certifikatën e pronësisë, polici i thotë se e ka false. Meqë në Shqipëri ka më mijëra të tilla false.

Fiksi solli edhe takimin e qytetarit me Specialistin e policisë së zonës, Pëllumb Matën, ky I fundit I di problemet e qytetarit me kolegun, madje I thotë qytetarit që të ankohet për policin. Gjithashtu ai e këshillon të mos bie pre e provokimeve të tyre. “Kastriot ata duan të të nxjerrin nga vetja, por të provokojnë, tie ja ankohu për Mitin”-thotë Pëllumbi.

Ndërkohë shefi i krimeve në komisariatin e Urës Vajgurore, Ardit Çela i thotë qytetarit që duhet të regjistrojë kërcënimet që i bëjnë në mënyrë që ti çojnë në gjykatë, përndryshe nuk kanë çfarë bëjnë. Qytetari i tregon shefit se polici e ka kërcënuar se do ti shembi shtëpinë, e cila është me dokumente të rregullta pronësie, por në këtë rast titullari i institucionit thotë se nuk kanë çfarë i bëjnë kolegut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA