Ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari në Tiranë

02/05/2024 14:46

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. 

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati. Sipas policisë I. I., ka qenë në gjendje të dehur.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 12:50, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shtetasi I. I., 57 vjeç, dyshohet se, duke qenë në gjendje të dehur, ka rënë në gropën e ashensorit të një pallati dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA