Kërcënoi me thikë dy kolegët e tij zjarrfikës në Kavajë, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
02/05/2024 13:21
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për ngjarjen në Zjarrfikësen e Kavajës, ku një zjarrfikës goditi me thikë dy kolegët e tij.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës materialet procedurale në ngarkim të punonjësit të MZSH-Kavajë, T. R., 52 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kanosje”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe deklarimeve të marra, rezulton se shtetasi T. R. ka kanosur me thikë pas një konflikti të çastit, dy kolegët e tij, të cilët ndodheshin në krye të detyrës”, thuhet në deklaratën e AMP.
Top Channel